Lajme

Ministri Peci ndan miliona euro për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë

Autori: Ermirë Berisha 13:54 | 24 November 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka paraparë se vlera për kompensimin e dëmeve të bujqësisë do të jetë 3 milionë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Pecit, komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale janë duke bërë vlerësimet në teren pas vërshimeve me të cilat u përballën disa komuna.

Gjithashtu kjo vlerë prej 3 milionë eurove, nesër do të procedohen për miratim në qeveri.
“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si ministri nesër do ta procedojmë për në qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera