Lajme

Ministri Peci: Gjeta borxhe 40 milionë euro, për ndihmë të fermerëve kemi 50 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 06 September 2021

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci me një konferencë për media ka dhënë detaje për subvencionet për fermerët, për problemet që ka hasur në ministri nga borxhet paraprake dhe programin për ndihma për bujqit në Kosovë.

Peci në konferencë ka bërë Shpalljen e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021, ndërsa ka ftuar fermerët që të aplikojnë nga dita e mërkurë, kur edhe futet në fuqi ky vendim.

“Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe. Ka qenë sfidë e madhe përballja me situatën që e kam gjetur. Pavarësisht kësaj, ne kemi 21 milionë euro për pagesa direkte, ndërsa 50 milionë të tjera për ndihmë të fermerëve. I ftoj gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione, nga dita e mërkurë kur hyn në fuqi Programi i Pagesave për vitin 2021. Do të jetë përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët në Kosovë.

-Advertisement-

Risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75% për gjashtë kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore. Vlen të theksohet që Ministria ka themeluar Taskforcën e tokës bujqësore si dhe për pyjet. Do të shpërndajmë mjete aq sa kemi mundësi për fermerët” ka thënë ministri Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera