Lajme

Ministri në detyrë i Mbrojtjes: Një pjesëtar i FSK-së është infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 02 April 2020

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19.

Megjithatë Quni, në RTV Dukagjini thotë se Kosova ka shumë pjesëtarë ushtarak me detyra dhe misione në vende të ndryshme të botës, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”.

Quni nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetërorë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.

Duke folur për rolin e FSK-së në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera