Ministri Mustafa: Përkrahja për prodhuesit e fidanëve, siguron produkte cilësore në tregun vendor
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 09 April 2020
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, po vazhdon vizitat në terren, duke parë nga afër fermerët.
Kjo pas situatës së krijuar në vend shkaku i koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.
Këtë të enjte, Mustafa, bashkë me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, e përfaqësues të Shoqatave Bujqësore, vizituan prodhuesit e fidaneve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore.
“Do të vazhdoj të jem në terren dhe të jem sa më afër jush, që pavarësisht situatës së krijuar në vend, të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke ju ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra. Po ashtu, do të vazhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”, ka thënë ministri Mustafa.
Në anën tjetër, Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe theksoi se mbështetja e institucioneve për këtë sektor është më se e nevojshme për të fuqizuar edhe më tej prodhuesit e kësaj komune./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































