Lajme

Ministri Murati thotë se reduktime ka pasur vit pas viti por vetëm në fshatra

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 28 December 2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se shteti nuk e blenë rrymën, licencën e furnizuesit e ka KESKO, të cilën, duke iu drejtuar opozitës, tha se “ju e keni shitë, e kur e keni shitë keni thënë që këta menaxhojnë më mirë sepse janë privat”.

“Reduktime ka pasë vit pas viti, edhe atë të paligjshme kjo është edhe në raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar vetëm se atëherë reduktimet janë bërë në zona rurale për të cilat nuk është se janë brengosë shumë politikanët që janë sot në opozitë”, tha Murati.

Kjo krizë, sipas tij, nuk është çështje e menaxhimit të një qeverie, kjo është çështje e një krize jashtë kontrollit të çdo qeverie.

“Ju në njërën anë po thoni shifni vendet e rajonit si po e menaxhojnë e në anën tjetër po thoni mos e rritni çmimin. Shqipëria deri tash ka importuar 200 milionë euro dhe prej 1 janarit bizneset do të kalojnë në tregun e liberalizuar me çmimin prej 30 cent për kilovatë në orë, çmimi do të trefishohet për bizneset. Në Maqedoni çmimi do të rritet për herën e dytë brenda një viti”, u shpreh ai.

Të tjera