Lajme

Ministri Murati sulmon opozitën duke i krahasuar me “shushunjat”

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 16 October 2024

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri një postim të pazakontë, duke i krahasuar opozitën me “shushunjat”.

Murati e nisi postimin me një shpjegim të detajuar të shushunjave, duke përshkruar natyrën e tyre parazitare. Duke u ndërlidhur me karakteristikat e kësaj gjallese, ai kaloi në një sulm metaforik ndaj qeverive të mëparshme në Kosovë, duke i etiketuar ato si “kasta e vjetër zhvatëse”.

“Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë. Kur e heq ushujzën nga trupi, ajo len prapa një plagë të hapur, dhe për shkak të tëhollimit të gjakut, mund të ketë edhe rrjedhje të gjakut nga plaga. Ngjashëm, për 20 vite qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse, Kosovës tonë i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushyer për vete.” – tha ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Murati tutje ka përmendur kritikat e opozitës se vendit po i shkaktohet plagë e gjakderdhje. Por ai thotë se në rastin e ushujzës, plaga dhe gjakderdhja jnë pasoja që tregojnë trupi po shërohet.

Ai thotë se Qeveria ku bën pjesë, nuk do të ndalet.

“Dhe ngjashëm, tani kur këto ushujza po hiqen një nga një nga trupi i Kosovës, i dëgjon kastën e vjetër teksa ulërijnë e bërtasin, e akuzojnë se si vendit po i shkaktohet plagë e gjakderdhje.

Por në fakt, plaga dhe gjakderdhja në rastin e ushujzës janë pasoja, dhe njëkohësisht treguesi se trupi më në fund do të shërohet. Prandaj edhe s’do të ndalemi.
Të gjitha ushujzat do të hiqen një nga një. Mund të shkaktojë pak dhimbje në fillim, e mund të duket se po shkakton edhe gjakderdhje të përkohshme madje, mirëpo kjo është e vetmja mënyrë se si të kthjellet trupi”, shkruan Murati. /Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera