Ministri Murati e quan të cekët Kryetaren Gresa Caka: Nuk e njeh “ekonominë e tregut të lirë”
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 12 February 2024
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka thënë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka “cektësi njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.
Caka iu kishte përgjigjur akuzave të Qeverisë se “Gjykata Kushtetuese është dorë e zgjatur e opozitës”, ajo kishte thënë se “gjitha partitë opozitare ndër vite e kanë përdorur të drejtën kushtetuese”.
Referuar kësaj interviste të saj në KTV, Murati ka shkruar në Facebook se Cakaj përmendi togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, duke thënë se është gabim të cilët e bëjnë edhe ekonomistët e LDK-së, sipas Muratit.
Në këtë mënyrë Murati mbrojti Ligjin për caktimin e Çmimeve Tavan, të cilën LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Muratit po rezulton se as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk po e kupton këtë.
Madje ai tha se “pasojat e bllokimit të këtij ligji po i vuajnë qytetarët”.
“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka, gjatë një interviste sonte, duke folur për natyrën e lëndëve që kanë shqyrtuar ata si gjykatës, e përmendi edhe togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, më shumë se njëherë. Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e “ekonomisë së tregut të lirë” apo “free market economy” në anglisht. Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka e cila me profesion është juriste. Mirëpo për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra “ekonominë e tregut të lirë”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka thënë ai.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan, në emër të mbrojtjes së “ekonomisë së lirë të tregut”. Pasojat e këtij vendimi, qytetarët e Republikës vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot”, ka shtuar Murati.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...