Lajme

Ministri Murati e deputeti Lushtaku thumbojnë njëri-tjetrin me mesele në seancë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 December 2021

Teksa po diskutohet për Ligjin për Pagat në sektorin publik, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë vendosur që debatin në organin legjislativ ta bëjnë me “mesele”.

Deputeti Lushtaku në fjalën e tij në seancën e Kuvendit tha se interferimi i qeverisë në sindikata e bëjnë vetëm politikanët autoritarë dhe se pushteti s’ka vullnet që ta mbështesin Ligjin e Pagave.

Lushtaku iu drejtua ministrit të Financave me një mesele nga foltorja e Kuvendit.

-Advertisement-

“Meqenëse ministri Hekuan Murati ka filluar me tregu mesele po ia filloj edhe unë me një mesele. Po du me tregu një metaforë që lidhet me gjendjen aktuale është kur një pjesë e një xhemati dëshiron me e ndryshu një hoxhë dhe e tregon një parakusht për me u zgjedh imam dhe kishin parakusht me kontrollu motin kur ata dëshironin me ra shi, kur është moti me diell këto kushte duhet me i plotësu imami dhe shumica e imamëve s’kanë ra në ujdi sepse e dijnë se moti është kompetencë e zotit. Një hoxhë pak më i mençur iu drejtua xhematit se po unë e plotësoj këtë parakusht që kur ju të gjithë të bini në ujdi me ra shi edhe unë e bëj lutjen tek zoti”, tha Lushtaku.

Në replikë, ministri i Financave, Hekuran Murati e ka treguar një tjetër mesele si përgjigje ndaj Lushtakut.

“Meqenëse veç kaluam në këtë fushë dhe ma përmendi emrin deputeti Lushtaku edhe unë po e tregoj një mesele. Shkoj njani me nejt te do miq dhe po e pyesin se qysh është e djemt tha shumë të meçëm i kam pse tha, se gjithmonë ia qëllojnë motit, i kam dy djem dhe I pyes se qysh është moti nesër a ka me ra shi, njëri thotë se ka me ra shi, tjetri s’ka me ra shi, kurrë nuk e lajnë pa ia qëllu”, tha Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera