Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando
Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 08 April 2021
Në vazhdën e takimeve njohëse, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Me këtë rast, ambasadori Orlando uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga pozitat respektive, si dhe duke konfirmuar mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes për të realizuar synimet e saj bazuar në Marrëveshjen Bilaterale mes dy ministrive.
Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën e tij dhe shprehu mirënjohjen për Republikën e Italisë, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin dhe arritjet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh në sigurinë e përgjithshme të kontingjentit ushtarak italian në kuadër të KFOR-it. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke pasur parasysh përvojën e madhe italiane në procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcave ushtarake italiane në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi si rrugë e duhur për anëtarësim në NATO.
Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen aktivitetet me koordinim të ndërsjellë për implementimin e suksesshëm të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.
Të tjera
-
Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së
Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se ...
-
Moti gjatë ditëve të ardhshme
Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie...
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...