Lajme

Ministri Mehaj ka një lajm të mirë nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 12 December 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.

Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.

Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera