Lajme

Ministri Mehaj: FSK-ja e gatshme ti dalë në ndihmë Greqisë pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 10 January 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas tërmetit në Greqi, ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, me kapacitetet specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Mehaj ka shkruar në Facebook se mëngjesin e sotëm ka folur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, të cilës thotë se ia ka shprehur vullnetin për t’i mbështetur autoritetet greke.


“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë. Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Ndryshe, mbrëmjen e së dielës, një tërmet 5.8 shkallë të rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Si pasojë, dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera