Ministri Mehaj: Bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë po përgatitim kuadro profesioniste ushtarake

Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 28 January 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilët diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.
Ai thotë se së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes janë duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.
Postimi i tij:
Shtohet edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilēt diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.
Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.
Dy ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë vëllazëror, jemi duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.
Mirënjohje dhe falënderim vëllazëror për Ministrin Peleshi, gjeneralëve Kingji e Bitri, si dhe gjithë personelit të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kurse oficerëve të diplomuar urimet për suksese të mëtejme në shërbim dhe karrierë.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...