Lajme

Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 24 August 2023

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, në daljen e tij të parë publike si shef i këtij dikasteri, ka njoftuar për ndryshimet që e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci u shpreh se do të mundohet që me nder t’i kryejë të gjitha shërbimet në mbrojtje të atdheut derisa shtoi se, për zhvillimin e tij, bazamenti ka qenë UÇK-ja, ku ai kishte shërbyer.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, tha ai për RTK.

-Advertisement-

Ministri Ejup Maqedonci foli edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për transformimin e FSK-së, e që tha se është rritur për 120 përqind.

“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, tha ai.

Maqedonci bëri me dije se, në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera