Lajme

Ministri Maqedonci del me sqarim publik për ushqimin e ushtarëve të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 13 October 2024

Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për ushqimin e FSK-së.

Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme qe të sigurojnë shërbimet ushqimore në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘’Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së.’’ Ka shkruar ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sqarim në lidhje me shërbimin e ushqimit në FSK

Duke marrë parasysh çështjet e ngritura në lidhje me furnizimin me ushqim për pjesëtarët e FSK-së, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera