Ministri Lluka e tregon vetën në zanatin e vjetër si bukëpjekës
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 13 December 2019
Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka , edhe pse sot drejton një nga dikasteret më kryesore në vend, duket se pas këtij suksesi vjen fryma e sakrificës, duke bërë punë nga më të ndryshme si kamarier, bukëpjekës, punonjës zgare etj.
Të ardhurat nga këto punë Valdrini i ka përdorur për të paguar shkollimin.
Valdrin Lluka: Kam lindur në Gjakovë dhe një pjesë të jetës sime e kam kaluar atje, deri në kohën e luftës kryesisht. Pastaj me detyrimin për tu larguar jemi zhvendos në Tiranë ku vazhdova vitin e katërt të shkollës së mesme në gjimnazin “Ismail Qemali”. Punën e parë e kam filluar 14 vjeç, hapëm një dyqan të vogël si familje. Aty u shkathtësova dhe fillova të dal dhe të shes dhe vetë në pazarin e Gjakovës. Me vite kam blerë dhe kam shitur.Edhe në Shqipëri gjatë verës kam punuar në restorant punë të ndryshme, kamarier, pastrues, në zgarë për të mbijetuar. Po kështu në Shqipëri kam punuar te një fotograf si dizajner grafik. Në katër vitet e studimeve 3-4 herë kam shkuar në ShBA për 3-4 muaj gjatë verës kam punuar si furrtar buke.
Sot jeta e tij ka marrë një tjetër drejtim falë aftësive të tij, por Valdrini thotë se nuk e ka harruar zanatin e bukëpjekësit, madje nuk refuzoi ta dëshmojë për “BOOM” në Prishtinë.
Valdrin Lluka: Mesazhi im për të rinjtë është që duhet të punojnë, të shkollohen. Kanë kaluar 17 vite nga kjo punë por gjithmonë kjo punë ka mbetur afër meje. Është vlera e vetëdijes që çdo punë duhet të respektohet. Secila punë ka vlerën e saj pozitive që të bën më të fortë karshi rrugëtimit tënd për karrierë.
Jo rastësisht “BOOM” zgjodhi Valdrinin për ta bërë pjesë të emisionit, pasi nuk mund të ketë mesazh më të mirë për rinjtë sesa rasti i tij për të treguar se rruga e suksesit në jetë arrihet hap pas hapi.
Çfarëdo pune që të jeni duke bërë sot, kjo nuk do të thotë që në të ardhmen ëndrrat tuaja nuk do të kthehen në realitet.
Sa do të donim të shihnim edhe në politikën shqiptare një Minister kaq të thjeshtë.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...