Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 06 February 2019
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit për autostradën e Dukagjinit, që shënon edhe fundin serisë së debateve publike për këtë projekt.
Ministri Lekaj shtjelloi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi prizrenasve se të gjitha sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes.
I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë.
Pjesëmarrësit e këtij debati u informuan në detaje për projektin nga kompania projektuese, kurse me sugjerimet e tyre, dhanë kontributin në kompletim të projektit që ai të jetë sa më në shërbim të qytetit të tyre dhe zhvillimit të Kosovës. Ata u shprehën falënderues që për herë të parë u është dhënë mundësia të jenë pjesë e procesit projektues të një projekti kaq të rëndësishëm.
Autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret pan evropiane. Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Autostrada e Dukagjinit do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vite.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...