Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 05 August 2022
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion nga KFOR-i italian në Kosovë për Klinikën e Pediatrisë.
Në ceremoninë e pranimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se pajisjet e dhuruara do të rrisin kapacitetet shëndetësore, në veçanti në shërbimet në fushën e kardiologjisë tek fëmijët.
Ai tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i stafit shëndetësor për pajisjet e nevojshme të cilat do të rrisin shërbimin dhe kapacitetin e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës.
“Italia ndër vite ka ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime më cilësore që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve shëndetësore dhe në veçanti në fushën e kardiologjisë, sidomos atë të fëmijëve. Tash do të sigurojnë trajnimin e kirurgëve, anestologëve, infermierëve dhe infrastrukturën për pajiset e nevojshme për shërbimet që kemi nevojë në Kosovë. Këto trajnime do të fillojnë gjatë këtij viti dhe do të shtojnë në mënyrë rëndësishëm shërbimet dhe cilësinë e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës. Por ne e dimë se nuk mund të ketë shërbime cilësore pa përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe pa infrastrukturë të nevojshme. Ne jemi të dedikuar tërësisht edhe si qeveri dhe ministri që të ngritim kapacitetet njerëzore dhe të infrastrukturës që të ndalim rrjedhjen e pacientëve tanë jashtë vendit. Obligimi ynë që këto pajisje t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to në shërbimin tonë”, tha ai.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili tha se vendi i tij, gjithmonë do të mbështesë sistemin shëndetësor të Kosovës.
“Qeveria e Italisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e ka mbështetur shëndetësinë në Kosovë që nga pavarësia e saj, me një financim të vazhdueshëm për të rritur efikasitetin e sistemin shëndetësor në Kosovë, për të ju mundësuar popullit që të trajtohen në Kosovë pa pasur nevojë të shkojnë për shërim jashtë vendit. Përveç Klinikës Kirurgjike Kardiologjike, përkushtimi jonë prek edhe fusha të tjera si Loboratori Biologjik më 2020, si dhe kemi investuar në punimet e vrazhda në objekte, dhe kemi ndihmuar me pajisje dhe material shpenzues në QKUK. Donacioni i sotëm kompleton ndihmën e Italisë për të gjitha nivelet e shëndetësisë së Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i KFOR-it italian Luca Piperni, tha se ky donacion do të forcojë më tej lidhjet me Kosovën.
“Është nderë dhe privilegj që t’ju bashkohem në dhurimin e pajisjeve mjekësore për Qendrën Klinike Universitare. Jam i lumtur që jam këtu për të rikonfirmuar bashkëpunim në mes Italisë dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të kontributit të vendit tim . Sigurisht që ky donacion do të forcojë më tej lidhjet tona tashmë të shkëlqyeshme. Donacioni i sotëm është për të përmirësuar sistemin shëndetësor në Prishtinë, duke ia mundësuar Qendrës Klinike Universitare që të ketë pajisjet esenciale, dhe si rrjedhojë të ju ndihmojë njerëzve në nevoja mjekësore, në veçanti rreth Covid-19 dhe terapisë neonatale”, theksoi ai./Kp
Të tjera
-
Banka Qendrore e Kinës raporton progres në huadhëniet për inovacionin e teknologjisë shkencore
Banka Qendrore e Kinës raportoi përparim në strukturën e posaçme të huadhënie...
-
Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territoria...
-
Krasniqi: Kjo festë na kujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarë...
-
Osmani nga Samiti i Paqes: Kosovës iu kujtua vuajtja e tmerrshme që sjell lufta, por Ukraina do të ia dal
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të Paqes për...
-
Samiti i paqes për Ukrainën, Zelensky: Do t’i paraqesim Moskës propozimin për përfundimin e luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se do t’i paraqiste Mos...
-
Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 g...
-
Bogujevci në Bashkësinë Islame, uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovë...
-
Ndeshja Poloni-Holandë në Hamburg, policia qëllon një burrë që dyshohet se kërcënoi me sëpatë
Policia gjermane tha të dielën se qëlluan dhe plagosën një burrë që po kërcën...
-
Kurti ndan foto albumin nga ndeshja Shqipëri – Itali
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur lojën mes Shqipërisë dhe Itali...
-
Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bor...
-
Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në fe...