Lajme

Ministri Latifi viziton QKUK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 15 February 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është duke vizituar Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Sipas fotografive të siguruara nga Gazeta Infokus shihet se i pari i shëndetësisë në QKUK u prit nga drejtori i  SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së ministrit në QKUK, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa Latifi është siguruar që për vizitën e tij në QKUK të ketë mbrapa edhe kamerën.

Kujtojmë se muaji janar ishte koha kur në Kosovë pati më së shumti të infektuar me virusin COVID-19, që nga fillimi i pandemisë në vend.

Ndërsa ditëve të fundit rastet përsëri kanë shënuar rënie. Në raportin e 24 orëve të fundit jan3ë konfirmuar 373 raste të reja dhe dy persona që kanë humbur jetën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera