Lajme

Ministri Latifi viziton përsëri QKUK, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 08 June 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka vizituar viziton Institutin e Onkologjisë dhe Klinikën e Radiologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo ministri ku thuhet se Latifi i takua me drejtorin e këtij instituti Ardian Millaku dhe u diskutua përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, në mënyrë që pacientët të kenë kushte sa më të mira për trajtim.

“Drejtori i Institutit të Onkologjisë, Dr. Millaku, falënderoi Ministrin Latifi për vizitën, duke thënë se shërbimet për pacientë në këtë klinikë do të jenë më të mira dhe ato arrihen duke bashkëpunuar dhe duke zhvilluar sistemin shëndetësor. Ministri Latifi tha se Ministria ofron përkrahje që pacientët të jenë të kënaqur me shërbimet që merren në Onkologji dhe qëllimi është ngritja e mëtejme e cilësisë së tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se në Klinikën e Radiologjisë u takua më drejtoreshën Shkëndije Nuza, ku ka shpalosur punën e kësaj klinike.

“Ndërkaq, në Klinikën e Radiologjisë, Ministri Latifi u takua me drejtoreshën, Dr. Shkëndije Nuza, e cila shpalosi punën, projektet dhe prioritetet, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e procedurave diagnostike dhe zhvillimin e klinikës së Radiologjisë në përgjithësi. Ministri Latifi ofroj gjithë mbështetjen për çështjet e diskutuara, duke theksuar se bashkë mund të bëhen transformimet e nevojshme në sektorin e shëndetësisë dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera