Lajme

Ministri Latifi takohet me shefen e zyrës së UNICEF-it, flasin për luftën kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 22 Dhjetor 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u takua sot me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim Zicherman uroi ministrin Latifi për detyrën dhe theksoi gatishmërinë e UNICEF-it për të vazhduar partneritetin e mëtutjeshëm në përkrahje të shëndetit publik, në nivele të ndryshme dhe projekte konkrete.

Ndërsa, në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi.

-Advertisement-

“Në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi, si dy nga prioritetet e përbashkëta, ku me ç’rast Dr. Latifi falënderoi UNICEF-in në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen në këtë sfidë të përbashkët shëndetësore”, thuhet nga MSH./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy