Lajme

Ministri Latifi takohet me gjinekologun kosovar në Zvicër, flasin për angazhimin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 31 January 2022

Ministri Rifat Latifi priti sot në takim profesorin dhe gjinekologun Alban Y. Neziri, i cili ushtron veprimtarinë e tij profesionale në Zvicër.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis profesionistëve shëndetësor të Kosovës brenda dhe atyre që punojnë jashtë vendit.

“Ministri Latifi u shpreh edhe njëherë falënderues për ndihmën që profesionistët që punojnë jashtë Kosovës e kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin shëndetësisë dhe vendit të tyre”, thuhet nga MSH.

-Advertisement-

Në takim u diskutuan edhe planet e transformimit të shëndetësisë kosovare dhe mundësitë që profesionistët me veprimtari si individuale ashtu edhe institucionale jashtë vendit, të kenë mundësi angazhimi dhe ndihme sa më të madhe për shëndetësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera