Lajme

Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, ja çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 01 February 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë ditës së martë është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe zëvendës drejtorin për Bashkëpunim në Ambasadën e Zvicrës, Laurent Tourche, shkruan Gazeta inFokus.

Latifi e ka falënderuar shtetin zviceran dhe vet ambasadorin Kolly për ndihmën e dhënë tash e disa dekada për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Ministri Latifi poashtu falënderoi Zvicrën për ndihmën e ofruar në ballafaqim me pandeminë Covid-19, si dhe për gatishmërinë që të ndihmojë në të ardhmen rreth furnizimit me vaksina.

-Advertisement-

Një nga pikat kryesore të takimit ishte edhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit me qëllim përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes kontributit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Zvicrës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë rreth takimit te Rifat Latifti me ambasadorin zviceran në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera