Ministri Latifi shkon në Infektivë, inkurajon personelin shëndetësor që të marrin dozën përforcuese
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 11 Dhjetor 2021
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK, shkruan Gazeta Express.
Nga atje ai i ka bërë thirrje personelit shëndetësor që të marrin dozën përforcuese kundër Covid-19.
Ai poashtu tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që sipas tij situata është e brishtë për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.
“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Ministri Latifi.
Njoftimi i plotë:
Ministri Latifi bashkëbisedon me profesionistët shëndetësir në Klinikën Infektive
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka qëndruar të shtunën në mëngjes në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e klinikës dhe personelin aty ka bashkëbiseduar për sfidat dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.
Ministri Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive dhe të klinikave të tjera si dhe gjithë personelin shëndetësor të Kosovës për punën e madhe të bërë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me COVID-19 dhe post covid dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet ne baze te te dhenave te fundit shkencore per te gjithe qytetarët që trajtohen aty.
“Angazhimi juaj dhe i kolegëve në klinikat dhe spitalet e tjera ka bërë që Kosova, përkundër resurseve të kufizuara në shëndetësi dhe ka një sistem të brishtë shëndetësor, të shpëtohen mijëra jetë. Këtë do ta vlerësojnë çdo herë qytetarët tanë”, tha Ministri Latifi.
Ai tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që situata megjithatë mbetet e brishtë, për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.
“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Ministri Latifi.
Në këtë takim, Ministri ka inkurajuar personelin shëndetësor që të vaksinohen me dozën përforcuese, duke qenë se janë vija e parë e frontit në betejën me COVID-19 dhe, gjithashtu, popullata u beson profesionistëve shëndetësor dhe se popullata ndjek shembullin e tyre.
Ministri Latifi, pas vizitën në Klinikën Infektive, ka vijuar me vizitën në Prizren, Gjakovë dhe Klinë, për të parë sfidat në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe për të motivuar një vaksinim më dinamik të qytetarëvë në ato komuna.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































