Lajme

Ministri Latifi paralajmëron mbylljen e shkollave

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 26 January 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar mbylljen e shkollave, në rast se përkeqësohet gjendja me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë paralajmërim Latifi e bëri para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ku po diskutohet për situatën epidemiologjike në vendin tonë.

“Po t’i kishim mbyll ne shkollat sot kish me qenë një problem jashtëzakonisht i madh, nuk i kemi mbyll, ja kemi lënë shkollave, komuniteteve lokale që ata me vendos me shku apo mos me shku online. Jam i vetëdijshëm që nëse ne i mbyllim shkollat ekonomia ka me pasu jashtëzakonisht shumë, për shkak se nuk kanë me mujt me shku prind në shkollë se duhet me u kujdes për fëmijë. Nëse nesër na keqësohet gjendja, apsolutisht duhet me i mbyll shkollat sikur i kanë mbyll shtetet tjera për një kohë të caktuar”, ka deklaruar Latifi.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj ministri i Shëndetësisë është shprehur se gjendja me pandeminë në Kosovë është më e mirë se në rajon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera