Ministri Latifi deklarohet pas reagimeve nga shtetet fqinje lidhur me masat e vendosura për të hyrë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 24 January 2022
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Lafiti ka sqaruar se me masat e reja për parandalim të përhapjes së COVID-19 kurrë nuk kanë kërkuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë të domosdoshme tri dozat e vaksinës anti-COVID.
Sipas tij kjo masë lehtë mund të largohet pasi asnjëherë nuk ka qenë.
Latifi ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës anti-COVID por që gjithsesi nevojitet edhe testi PCR-negativ.
Këto komente ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i bëri pas vizitës që zhvilloi në komunën e Gjakovës ku i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi takuan kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.
“Ajo masa e parë që ju e përmendët është lehtë të largohet sepse kurrë nuk ka qenë. Ne kurrë nuk kemi kërkuar me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë, nëse ne i lexojmë masat me kujdes që janë të shënuara thotë se ju mund të hyni në shtetin e Kosovës keni tri vaksina, keni dy vaksina – duhet testi, ajo e treta është me iu treguar gjithë qytetarëve se mund të kalosh pa problem. Ajo është masë e hequr dhe nuk ekziston… Kjo është bërë punë e madhe por ne kurrë nuk kemi kërkuar që me qenë e domosdoshme që ju me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë”, u shpreh ai.
Latifi u shpreh po ashtu se përkundër rritjes së madhe të rasteve pozitive me COVID-19 që Kosova po shënon ditëve të fundit, gjendja pandemike në vend është më e mira në rajon.
Ministri i Shëndetësisë apeloi tek qytetarët për vaksinim dhe kujdes me qëllim që të parandalohet përhapja e COVID-19, por edhe shtimi i të spitalizuarve nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës.
Sipas tij sistemi shëndetësor i Kosovës nuk mund të përballojë shtim të pacientëve të infektuar.
“Përkundër rritjes së numrave që i kemi këto ditë megjithatë gjendja jonë është më e mira në rajon. Por unë jam më shumë i interesuar me u krahasuar me vetveten sesa me shtetet tjera. Prandaj, ky shtim i numrit të rasteve me COVID pozitiv është rrezik me na u shtua numri i pacientëve të shumtë nëpër spitalet tona e përkundër faktit që ne kemi mjekë dhe infermierë të shkëlqyer prapë se prapë sistemi shëndetësor nuk mund të përballojë një rritje të madhe të numrit të pacientëve me COVID, prandaj lus gjithë qytetarët edhe kësaj radhe që secili prej neve të vaksinohet dhe të merr masat e duhura dhe të kenë kujdes që të mos infektojnë vetveten dhe të tjerët sepse kjo do të shkaktojë probleme të mëdha në ditët e ardhshme”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po ashtu njoftoi se Kosova ka sasi të mjaftueshme të te gjitha medikamenteve që nevojiten për trajtim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është të shihet se sa kanë arritur të vaksinohen qytetarët e komuniteteve pakicë.
“Jemi këtu për të parë gjendjen aktuale me COVID se si është në komunën e Gjakovës dhe për ta parë se sa janë vaksinuar gjithë komunitetet që jetojnë në Gjakovë dhe a janë të barabartë”, theksoi ajo.
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se përkundër rritjes së rasteve aktive me koronavirus edhe në Gjakovë, gjendja është e qetë në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.
Ai po ashtu theksoi se kanë stabilitet në furnizim me barna nga lista esenciale dhe ka edhe llojllojshmëri të medikamenteve që nevojiten për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Përkundër që ka rritje të rasteve sipas të gjitha gjasave ka ndikuar edhe vaksinimi i një numri të madh të qytetarëve që ne nuk kemi probleme tepër të mëdha në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, besoj që njëjtë është edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Me furnizime spitali jonë është në rregull edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare ato që janë esenciale dhe duhen për trajtimin dhe në këtë fazë janë në sasi të mjaftueshme dhe në llojllojshmëri të mjaftueshme”, tha ai.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar me COVID-19 edhe 2 mijë e 243 raste, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...