Lajme

Ministri kroat: Të pavaksinuarit në Kroaci po përcaktojnë dinamikën e situatës me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 05 November 2021

Kroacia ku shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, ka regjistruar një numër rekord të ri infektimesh, ndërsa autoritetet vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullatës që të vaksinohet.

“Ky është një çast shumë delikat. Ne duhet ta zgjidhim këtë të gjithë së bashku (…) Ne i lutemi kombit të vaksinohet (…), t’u besojë shkencëtarëve dhe mjekëve”, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Beros.

“Të pavaksinuarit po përcaktojnë dinamikën e situatës epidemiologjike”, shprehu shqetësimin e tij kryeministri Andrej Plenkoviç në një mbledhje të qeverisë.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit, 6 310 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në këtë vend me 4,2 milionë banorë, sipas shifrave zyrtare.

Rekordi i mëparshëm, prej 4 620 infektimesh në një ditë, u regjistrua në dhjetor 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera