Ministri Krasniqi takoi homologun estonez, diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 03 June 2022
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, sot është pritur në takim nga ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal.
Përmes një postimi në rrjeti social në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën transformimit digjital, shkruan Telegrafi.
“Sot jam pritur në takim nga Ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin kam diskutuar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për tu bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi ministri estonez e konfirmoj gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale, financat lokale, etj”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, në fund të takimit u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet duke pas parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitoj nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët.
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...