Lajme

Ministri Krasniqi priti në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 29 September 2021

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, priti në takim shefin e misionit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në Prishtinë, Erol Arduç me qëllim të diskutimit për aktivitetet e MAPL-së dhe UNHCR-së duke përfshirë mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në nivel qëndror dhe lokal në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi Arduç ka njoftuar Ministrin Krasniqi për punën e UNHCR-it, me theks të vecantë tek refugjatët dhe azil – kërkuesit.

Ministri Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta me UNHCR, por edhe mbështetjen e MAPL-së për një proces sa më transparent dhe të barabartë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera