Lajme

Ministri Krasniqi pritet nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, flasin edhe për zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 25 Prill 2023

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeiffer.

“Me këshilltarin z. Pfeiffer diskutuam për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal”, ka njoftuar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës.

“Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale”.

Krasniqi ka falënderuar Pfeifferin për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.

Ai gjatë kësaj vizite poashtu është takuar edhe me Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy