Lajme

Ministri Krasniqi për votimet e 21 prillit: Mbesim të vendosur për ta realizuar vullnetin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 08 March 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se me votimet e 21 prillit për heqjen e kryetarëve në veri po realizohet vullneti i qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Ka kaluar koha kur bandat kriminale terrorizonin Republikën me sulme. Civilët do të respektohen, ndërkaq krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë Krasniqi.

Procesi i 21 prillit ka theksuar ai se do të mbahet sipas afateve të vendosura në udhëzimin administrativ në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

-Advertisement-

Ndër të tjera Krasniqi, ka dënuar sulmin në pronën private të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera