Lajme

Ministri Krasniqi: Në Kosovë s’mund të ketë Asociacion njëetnik

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 10 August 2022

Kosova është shtet multietnik dhe si e tillë, s’mund të ketë Asociacion njëetnik, ka thënë sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai këtë e tha kur foli mbi kërkesën potenciale të Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, për një ide të një modeli europian për formimin e Asociacionit.

”Në ligjin për vetqeverisje lokale, është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ”.

-Advertisement-

”Gjithçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave”.

”Kosova është shtet multietnik, dhe në një shtet multietnik nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tani më të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashta frymës kushtetuese të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera