Lajme

Ministri Krasniqi dhe kryetari i Lipjanit flasin për projektet komunale

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 22 September 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Imri Ahmeti, kryetar i Komunën së Lipjanit, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të komunës dhe qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Ministri Krasniqi dhe kryetari Ahmeti, kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

Gjithashtu, kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, siç janë: asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, projekti për rregullimin e hapësirave publike dhe rregullimi i shtratit të Lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera