Shëndetësi

Ministri kërkon të rritet përkrahja e Shtetit për shëndetësinë, lyp llogari nga mjekët

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 16 September 2017

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me bashkëpunëtorë vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Safet Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku me drejtuesit e spitalit ka biseduar për punën që bëhet në këtë spital, sfidat dhe nevojat e tij .

Gjithashtu, Ministri ka vizituar edhe pacientë në Repartin e Emergjencës që me rastin e vizitës kane qenë duke u trajtuar aty.

Ministri Ismaili tha se është koha që shteti ta rris mbështetjen për shëndetësinë, kurse punëtorët shëndetësor transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe llogaridhënien.

“Vet nuk mund ta bëjmë këtë, por bashkërisht”, tha Ministri Ismaili, duke siguruar se llogoja e punës së tij dhe e Ministrisë do të jetë pacienti.
Unë jam sot këtu, shtoi Ministri Ismaili, për t’i siguruar stafin dhe pacientët se “ne do të jemi mbështetja e tyre, ndërkohë që vet mesazhi i kësaj vizite “është sigurimi që pacientët t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësor”.

-Advertisement-

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Hamëz Berisha,  falënderoi Ministrin Ismaili për vizitën dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë spital dhe stafin e saj, ndërkohë që shprehu zotimin se do të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre dhe presin mbështetje.

Drejtori Berisha, gjithashtu ka prezantuar para Ministrit, sfidat e këtij spitali që kenë të bëjnë me mungesën e stafit, kryesisht e infermierëve, problemet me buxhetin e pamjaftueshëm, problemet me ngrohje, nevojën për ndarje të disa specializimeve, etj., përderisa ka kërkuar mbështetje për hapjen e Repartit të Pediatrisë në kuadër të këtij spitali.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera