Lajme

Ministri Jevtiq uron festën e Kurban Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 31 August 2017

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq u ka uruar të gjithë të besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit.

“Uroj që kjo festë e madhe, Kurban Bajrami, të sjellë paqe, tolerancë, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim, sepse festat e mrekullueshme gjithmonë na kujtojnë saktësisht vlerat e vërteta. Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, njëri pranë tjetrit dhe njëri me tjetrin, duhet të jetë dhe është qëllimi i ruajtjes së miqësisë dhe mirëkuptimit. Kjo është arsyeja pse ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe njëri me tjetrin në mënyrë që gjithçka që bëjmë të jetë në të mirë për ne dhe se jeta në paqe dhe mirëqenie të jetë një qëllim i përbashkët”, ka thënë Jevtiq, transmeton Klan Kosova.

“Ju uroj që festën e Kurban Bajramit ta kaloni në frymën e zakoneve në lumturi familjare, të rrethuar nga miqtë dhe familja më e afërt. Uroj që kjo dhe të gjitha festat e ardhshme të janë festat e lumturisë dhe prosperitetit mes njerëzve “, përfundon urimi i ministrit Jevtiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera