Lajme

Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 12 April 2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të qëndrojë sot në një vizitë pune në Kosovë.

Ai pritet që në Prishtinë të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pas takimit, të dy ministrat kanë paralajmëruar dhe një konferencë të përbashkët për media.

-Advertisement-

Diplomati grek do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi.

Kotzias vjen në Kosovë pas vizitave në Serbi dhe Maqedoni.

Gjatë vizitës në Beograd, Kotzias ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka sqaruar se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

“Qysh në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë”, ka thënë Kotzias

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera