Lajme

Ministri Ismaili tregon për projektin e veçantë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 05 April 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Kosova sot është bërë shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka nisur hulumtimin “STEPS” për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. “Kosova bëhet shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të nisë hulumtimin “STEPS”.

Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit.

-Advertisement-

“Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve”, ka përfunduar ministri i shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera