Lajme

Ministri Ismaili përuron parkingun për 400 vetura në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 19 August 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot parkingun e madh për 400 vetura në QKUK.

“Sot kemi ardhur ta hapim parkingun në QKUK, një nevojë dhe një kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve dhe shumë pacientëve të cilët kur kanë ardhur këtu nuk kanë gjetur vende dhe është dashur të parkojnë në trotuar, e po ashtu, të pengojnë edhe shumë shërbime tjera të nevojshme”, ka thënë ministri Ismail.

Ma tutje, ai ka shtuar se me krijimin e këtij parkingu po krijojmë mundësi që veturat të cilat kanë qenë nëpër trotuare, të cilat kanë penguar këmbësorët, kanë penguar ambulantat, një herë e përgjithmonë të largohen nga atje dhe të vendosen në një vend të dedikuar për vetura siç është ky tani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera