Lajme

Ministri Ismaili njofton për masat rreth “pazarit me kufoma”

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 06 January 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kanë nisur të gjitha masat ligjore që do të merren me rastin e raportuar në media rreth “Pazarit me Kufoma” të ndodhur në QKUK.

“Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor, ka thenë Ismaili.

Ministri Ismaili po ashtu ka thënë se shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë q ë e respektojnë punën dhe ligjin, transmeton Infokusi.com

-Advertisement-

“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty”, ka thenë ai./INFOKUSI

Më poshtë mund ta shikoni postimin e plotë në Facebook:

E përgëzoj menaxhmentin e QKUK-së për reagimin e shpejt dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “Pazarin me kufoma”.

Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor.

Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga morgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja.

Këto kompani janë obliguar të gjitha që ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga ky institucion.

Është vendosur që meqë janë shtatë kompani të licencuara, secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar.

Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat.

Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera