Lajme

Ministri Ismaili- Avdulla Hotit: Mos e arsyetoni korrupsionin në blerjen e barnave

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 19 December 2018

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, në komisionin për buxhet dhe financa ka folur sot edhe për shpëtimin e 6 milionë eurove në blerjen e barnave më lirë sesa vitin e kaluar.

Në pyetjen e ngritur nga deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, se si janë shpëtuar këto para dhe ku e ka vlerësuar ai se ka pasur korrupsion, Ismaili tha se kjo ka ndodhur dhe tani është ndalur,

Duke folur për këtë çështje, ministri Ismaili tha se korrupsioni në blerjen e barnave viteve të kaluara e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me miliona euro.

-Advertisement-

Madje, i kërkoi Hotit që të mos e arsyetojnë korrupsionin që ka ndodhur në blerjen e barnave dhe të distancohen prej tij.

“Mos e arsyetoni korrupsionin. Nuk ju bën nderë. Sa më herët distancoheni prej tij më mire”, tha ministri Ismaili.

Më tej, ai shtoi se me ndaljen e korrupsionit, Kosova nuk do të blej barna më shtrenjtë sesa vendet e rajonit.

“Unë kam ngritur një problem nacional dhe është mirë që të gjithë ta mbështesin pa dallime partiake. Kosova nuk do të blejë më barna më shtrenjtë sesa vendet e rajonit. Nuk mundet askush që neve të shes një bari për 25 euro, e Shqipërisë apo Maqedonisë me 2 euro. Ne nuk e pranojmë këtë. Qytetarët tanë nuk e pranojnë këtë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera