Lajme

Ministri Ismaili angazhon ekspertë ndërkombëtarë për reforma në shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 17 September 2017

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka filluar të këshillohet me profesorë të shquar ndërkombëtarë për të filluar reformat e paralajmëruara nga ai në shëndetësinë kosovare.

Ismaili ka treguar përmes një statusi në Facebook se ka takuar në Tiranë profesorin e tij nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë, ndërsa ka paralajmëruar se për ta kthyer gjendjen për së mbari, ekipit të tij do t’i bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Ismaili.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera