Lajme

Ministri i Turizmit i Izraelit do të vijë për vizitë dyditore në Kosovë, do të nënshkruhet një marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 11 September 2023

Ministri i Turizmit i Izraelit, Haim Katz, do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit.

Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe me ministrin e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe atë të Jashtme, Donika Gërvalla.

Siç shkruan i24news, Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë.“Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Izraelit.

-Advertisement-

“Ministri i Turizmit Haim Katz do të ofrojë ndihmë izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë”, thuhet tutje.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021.

Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ,shkruan Reporteri.net.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy