Ministri i Shëndetësisë nuk përfill Komisionin, Bajrami: Ministri Latifi duhet shkarkuar për mos punë
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 20 September 2022
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk po e përfill Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportim.
Deputetët e opozitës të martën kanë kritikuar ministrin Latifi për mungesën e tij në komision dhe për gjendjen e rëndë në shëndetësi. Derisa raporti i auditorit për Ministrinë e Shëndetësisë do të shqyrtohet vetëm në seancë plenare.
Po ashtu opozita ka vlerësuar se ministri Latifi nuk është duke e kryer punën si duhet.
Madje kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se në bazë të të gjeturave të shumta që janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për SHSKUK-në dhe MSH për vitin 2021, ka gjasë që deputetët në një seancë të radhës të rekomandojnë për shkarkimin e ministrit Latifi.
“Unë hezitoj me dhënë rekomandim një ministri për ta shkarkuar një bord, kur ministri vet nuk është duke kryer punën si duhet. Pra, ne e kemi një ministër, i cili nuk ka ardhur në Komision me gjithë konfirmimin dhe datat që ia kemi bërë të mundshme. Kështu që kur ta shqyrtojmë raportin e auditimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka shumë gjasa që një prej rekomandimeve të plot deputetëve në seancë do të jetë ta shkarkojnë ministrin për mos punën e tij”, theksoi Bajrami.
Ndërsa, për të gjeturat në Shërbimin Spitalor Klinik Univeristar (SHSKUK), deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj ka kërkuar nga ministri i MSH-së, shkarkimin e bordit të SHSKUK-së.
“Nëse një Bord e ka shkelur ligjin duhet edhe me dhënë përgjegjësi. Nuk është konstatim i yni politik, por i një organi profesional që ka konstatuar gjendjen. Dhe tash ne me i mbyll sytë para një shkelje të ligjit. Besoj që kemi edhe ne përgjegjësi këtu si deputet. Ne mund ti rekomandojmë ministrit për shkarkimin e bordit, por a vepron kështu apo ajo, kjo është çështje e ministrit”, theksoi Qala.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani nuk ka kërkuar shkarkim të Bordit të SHSKUK-së, por një vlerësim të punës së anëtarëve të këtij bordi në lidhje me 18 të gjetura.
“Është kompetencë e jona më dhënë rekomandime, por natyrisht që s’mundemi me marrë vendim se nuk na takon. Por rekomandimet tona vijnë në bazë të të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Janë 18 të gjetura te SSHKUK-ja, ku përgjegjës e bëjnë bordin që është prej 7 anëtarëve. Mundemi me bërë një rekomandim në ministri për më bërë një vlerësim të punës së anëtarëve të Bordit në lidhje me këto të gjetura”, theksoi ai.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar edhe raportit i auditimit të pavarur, për PVF-të e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca gjatë raportimit tha se opinioni i auditimit të jashtëm është i pamodifikuar, por ka evidentuar dy gjetje.
Njëra prej tyre sipas Spancës ka të bëjë me aspektet teknike të procedurave të aktivitetit të prokurimit në sisitemin e e-prokurimit dhe tjetri me zbatimin e rekomandimeve të auditorit të brendshëm.
“Në rastin e aktivitetit të prokurimit për furnizim me pajisje të teknologjisë së informacionit nuk janë de aktivizuar rolet e anëtarëve të Komisionit të hapjes në sistemin e prokurimit dhe rolet e anëtarëve të Komisionit të vlerësimit. Nuk është që është shkelje që i njëjti person të jetë edhe në hapje edhe në vlerësim, por ajo çka është evidentuar nga auditori i jashtëm është në sistemin e e-prokurimit”, theksoi Spanca.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar më shumë efikasitet nga Zyra Kombëtare e Auditimit, pasi sipas tij ky institucion është në interes të qytetarëve./KP
Të tjera
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...