Lajme

Ministri i Shëndetësisë del pak jashtë sektorit -flet për vizat në Austri

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 15 July 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar në Vjenë me dy eurodeputetët austriak, Lukas Mandi, dhe Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Por, gjatë këtij takimi ai doli pak jashtë sektorit që e përfaqëson, duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të MSH-së.

-Advertisement-

“Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputetët, Mandi dhe Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ndërkaq, eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandi dhe z. Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhr në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Kurse. përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, thanë se ata çdo herë do të jenë në mbështetje të ministrit Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera