Lajme

Ministri i shëndetësisë del nga spitali, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 13 June 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka qenë në trajtim mjekësor që nga e premtja në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë ai ka falënderuar të gjithë personelin e kësaj klinike për kujdesin që kanë treguar gjatë trajtimit të tij, ku ministri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.

Përmes një njoftimi, thuhet se ministri ka hequr zorrën qorre pas një inflamacioni që kishte pasur.

-Advertisement-

“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje thuhet se ministri u bënë thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend.

“Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera