Lajme

Ministri i ri shëndetësisë: Nuk di shumë gjëra për virusin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 16 November 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat latifi i emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur edhe për virusin COVID-19 dhe fushatën.

Latifi i cili sapo u emërua në postin e të parit të shëndetësisë ka thënë se ka ardhur në Kosovë pardje dhe se nuk e di çfarë ka ndodhur gjatë fushatës por gjithsesi e ka theksuar se virusi nuk ka shkuar askund dhe do të vazhdojë të jetë me ne

“Unë nuk kam qenë në Prishtinë kam ardhë pardje, por natyrisht Virusi nuk ka shku kërkund është këtu me ne dhe do të vazhdojë të jetë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka thënë se nuk di shumë gjëra rreth situatës me virusin në Kosovë dhe se do të informohet menjëherë pas emërimit.

Kujtojmë se Latifi ka qenë këshilltar për shëndetësi në qeverinë e ish presidentit, Hashim Thaçi derisa me profesion është kirurg dhe ka punuar në një nga spitalet e Neë Yorkut./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera