Lajme

Ministri i Qeverisë së Kosovës e quan masakrën e Reçakut trillim e shqiptarët terroristë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 09 April 2019

Pas zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të bëra lidhur me bombardimet e NATO-s duke i quajtur gjenocid, ngjashëm ka vepruar edhe një ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Ivan Todosijeviq, ministër i MAPL-së, i cili në 20 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë si dhe ta mohoj masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si trillim nga ana e shqiptarëve, transmeton Telegrafi.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, ka deklaruar ministri Teodosijeviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera