Lajme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga sot filloi mandatin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 05 June 2020

Sot, pas marrjes së mandatit nga Kuvendi i Kosovës, Ministri Skender Reçica, filloi punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster dhe për të rikthyer MPMS në mandatin e saj që kishte. Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si dhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.

Ministri Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar,  si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.​

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera