Lajme

Ministri i mbrojtjes: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ishte për ta frenuar ndikimin rus në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 August 2024

Një nga qëllimet e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë e rajon, ka qenë vendosmëria e SHBA-së për ta frenuar ndikimin e Rusisë.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për Klan Kosova derisa ka shtuar se mundësia për përshkallëzim të situatës në rajon do jetë prezente derisa Serbia nuk heq dorë nga idetë e saja hegjemoniste.

“Vizita e Shefit të CIA-së, William Burns tregon për vazhdimësinë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor por dhe për vendosmërinë e SHBA-ve për të frenuar ndikimin rus në Ballkan dhe pengimin e realizimit të synimeve të Rusisë për destabilizim e regjionit dhe minimim e proceseve të integrimit euro-atlantik. Vlerësoj që mundësia për përshkallëzim në regjion do të mbetet prezente gjersa mbetet prezente ideja e Serbisë për hegjemoni në Ballkan dhe përderisa kjo ide nga strukturat shtetërore përkthehet operacionalisht përmes kërcënimit ushtarak dhe shfrytëzimit të grupeve jo-formale të armatosura dhe të organizuara nga strukturat e sigurisë në Serbi”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera