Ministri i Mbrojtjes ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 21 April 2024
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka ngritur shqetësimet e tij mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan, duke përmendur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas stërvitjeve ushtarake të kësaj të fundit në afërsi të kufirit.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Ballkani ende ka gjendje jo-stabile nisur nga tensionet Serbi-Kosovë dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.
Ai theksoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian.
Ministri Maqedonci foli edhe lidhur me përpjekjet ruse për destabilizim të rajonit, përfshirë edhe nëpërmjet lajmeve të rrejshme.
Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”.
Punimet e Asamblesë i zhvilloi Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, që zyrtarisht i hapi kryetari i këtij komisioni, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.
Gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”, deputeti Bajqinovci tha se fokusi kryesor është mbi ndikimin e kërcënimeve të jashtme ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.
“Raporti vë në dukje se zhvillimet e vitit 2023 treguan përpjekje për përkeqësimin e stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore. Prishtina dhe Sarajeva shënojnë raste serioze të tensioneve, të cilat mund të çojnë drejt pasigurive të mëdha, si pasojë e tensioneve dhe kërcënimeve të jashtme”, tha Bajqinovci.
Koordinatori i EJL dhe analisti i lartë i politikave ekonomike, Arslan Umut Ergezer, gjatë prezantimit të barometrit të sigurisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera foli edhe për çështjen e korrupsionit.
Duke folur për të gjeturat e raportit për sa i përket migrimit të qytetarëve, deputeti Ergezer tha se një numër i madh i qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të interesuar të migrojnë për në vende të tjera.
“Mbi 50 për qind e të rinjve në vendet tona dëshirojnë të largohen nga vendet e tyre”, tha Ergezer, duke shtuar se përqindja shkon edhe më lartë kur është në pyetje siguria për të ardhmen ekonomike të qytetarëve.
Migrimi dhe siguria, ai tha se janë të ndërlidhura mes vete, kështu që lufta në Ukrainë, përkatësisht vazhdimi i saj, krijon edhe më shumë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas përfundimit të debatit, nuk pati kuorum për vendimmarrje për miratimin e draft-raportit dhe draft-rezolutës, pasi sallën e lëshoi një deputet nga Maqedonia Veriore.
Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të cilat u përmbyllën sot, morën pjesë deputetë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina.
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...