“Ministri i Mbrojtjes ishte trajnuar nga Agim Ramadani”
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 12 April 2024
Agim Ramadani – Katana, figura që vulën e përjetësisë e mori gjatë betejës së Koshares, në 25 vjetorin e rënies, është përkujtuar nga Bahri Gashi, dikur bashkëpunëtor i tij, gjatë trajnimit të ushtarëve të UÇK-së në Shqipëri.
Për TV Dukagjinin, Gashi ka rrëfyer për takimet e Agimi në Tiranë, përgatitjen e ushtarëve për luftë e për kohën kur Agimi fliste për sulme ndaj burgut të Dubravës e thyerje të kufirit Kosovë-Shqipëri, ide që u realizuan më vonë
Jo vetëm ushtarët që e thyen kufirin Kosovë-Shqipëri, por edhe njeriu që sot e udhëheqë ushtrinë e Kosovës ka kaluar në duart e Agim Ramadanit.
“Ejup Maqedonci, ministri i sodit ka qenë, ka kaluar në duart e tyre, është trajnuar në duart e tyre, edhe sot është Ministër i Mbrojtjes së Kosovës”, ka thënë Bahri Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së.
Gjatë 98-s në Shqipëri rreth 300 deri në 400 djem të ri ishin përgatitur për luftë nga Agimi i Zhegrës së Gjilanit, më vonë Katana i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Agim Ramadani, Hafir Hoxha, e Xhafer Gashi, ligjëratat që zgjasin me muaj ua shpjegonin për disa ditë, idealistëve që nga shteti amë synonin çlirimin e Kosovës.
Pas teorisë vinte praktika, oficeri, Adem Shehu e udhëhiqte trajnimin fushor.
Bahri Gashi, më vonë epror i gueriles “BIA”, në Tiranë gjatë 98 në Tiranë ishte njohur me Agimin, Hafirin e Xhafën.
Për të riun nga Prishtina, Agimi edhe ishte karizmatik edhe pak i çuditshëm. Në salla të mbyllura i përgatiste djemtë për luftë, e ditën takohej me njerëz të tjerë.
“Folke për pikturë, folke për poezi, folke për art edhe unë si me befasi fillova me dëgju muhabetin, edhe askund nuk përmendej lufta, askund nuk përmendej lufta, askund nuk përmendej UÇK-ja”, ka thënë Gashi.
Kjo nuk ishte biseda e vetme që Bahriu nuk e kuptonte, Agimi fliste për sulm ndaj burgut të Dubravës e madje edhe thyerje të kufirit.
“Në mars ose në prill na e ka tregu, ka folur për kufirin, thyerjen e kufirit, depërtimin e forcave të UÇK-së në këtë zonë prej Shqipërisë në Kosovë, dhe për mua edhe për shumicën tonë kjo ka qenë pak një pothuajse avanturë”, ka thënë Gashi.
Aventura e Agimit u bë realitet gjatë prillit të 99-s. Koka e Operacionit Shigjeta i priu betejës së Koshares, thyerjes së kufirit, operacion për të cilin u flijuan 113 dëshmorë, bashkë me Agim Ramadanin.
Në 25 vjetorin e rënies, Katana është kujtuar nga presidentja, Vjosa Osmani, duke e lartësuar figurën e tij si luftëtar, poet piktor, intelektual e hero të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...